Ish-këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, sulmon kryebashkiakun Erion Veliaj, teksa shkruan në “facebook” se ai ka kopjuar logon e 100-vjetorit të kryeqytetit.

Kraja thekson se Veliaj po gënjen sërish, ashtu si me projektin e ri të Teatrit të Tiranës, që doli i kopjuar, ndërsa shton me një ironi të fortë, se “ju lutem vetem mos e turbulloni shpirterisht se do te ju coje ne gjykate per shpifje”.

“Mos, godet serisht pinoku i turbulluar i Tiranes ? Projekti i ri i Teatrit Kombetar doli i kopjuar nga nje projekt i huaj ? Tani po del dhe logoja e 100 vjetorit te Kryeqytetit e kopjuar ? Por ju lutem vetem mos e turbulloni shpirterisht se do te ju coje ne gjykate per shpifje ?”, shkruan Kraja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb