Godin i ekzaltuar: Fituam edhe ndaj arbitrit dhe VAR-it, sot dhamë jetën në fushë
Kapiteni i Atletikos së Madridit, Diego Godin, foli menjëherë për mediat pas fitores 2-0 ndaj Juventusit, ku u shpreh i ekzaltuar për këtë rezultat.

“Në televizor mund të dukej ndeshja më e lehtë, por sot ia dolëm të kalojmë edhe vendimet e arbitrit dhe VAR-it. Në disa raste nuk na favorizoi. Tani ka edhe 90 minuta të mbetura. Këto ndeshje normalisht që vendosen nga detaje. Sot morëm një avantazh të madh, prej 2 golash të shënuar. Diego Kosta? Sot la jetën në fushë në minutat që pati, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës. Të gjithë bëmë një paraqitje të jashtëzakonshme. Edhe stadiumi pati një atmosferë të shkëlqyer.” – u shpreh autori i golit të dytë, Diego Godin./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb