Diego Godin, mbrojtësi i qendrës së Atletico Madridit, deklaron se Luis Suarez është sulmuesi më i mirë në botë. Godin dhe Suarez janë rivalë në La Ligë, por të dy përfaqësojnë Uruguain.

I pyetur për bashkëkombësin e tij, Godin thotë se ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë. “Ai është 9-shi më i mirë në botë. Ai përshtatet në gjithçka që i duhet një sulmuesi”, ka thënë Godin për Canal+.

Suarez iu bashkua Barcelonës në vitin 2014 nga Liverpooli dhe që nga ajo kohë ai ka shënuar 40 gola në 61 ndeshje për Barçën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: