Godina e cila ka shërbyer dikur si qendër ambulatore për të marrë ndihmën e parë apo për të kryer mjekime nga personeli shëndetësor në Prosek të Mirditës, u dëmtua nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit të vitit 2019. Por edhe pse kanë kaluar 15 muaj nga kjo ngjarje, 1500 banorë të fshatrave Prosek, Tarazh në Mirditë, nuk kanë një godinë të re.

Por për çudi banorëve iu është vendosur ky kontejner që do të shërbejë si ambulancë shëndetësore e ku pretendohet që në të mbahen edhe medikamentet mjekësore.
Siç shihet nga pamjet, në kontejner mungojnë të gjitha kushtet e nevojshme si shtretërit, frigoriferët për mbajtjen e medikamenteve e mbi të gjitha energjia elektrike.

Jashtë kamerës, banorët thanë se kjo është një tallje e madhe që iu bëhet dhe se për të bërë një gjilpërë, do të duhet të udhëtojnë deri në qytetin e Rrëshenit.
Ardhja e stinës së verës, pritet ta bëjë gati të pamundur qëndrimin në kontejner të personelit shëndetësor, për shkak të nxehtësisë së madhe që do të krijohet në të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb