Deputeti Myslim Murrizi e ka quajtur shembjen e Teatrit Kombëtar si një sebep për të mos miratuar Reformën Zgjedhore.

Murrizi thotë se mazhoranca me opozitën joparlamentare i shkelën syrin njëra- tjetrës për të bërë aktin që i justifikon.

Deputeti shtoi se Listat e Hapura janë varianti më i mirë i mundshëm dhe mazhoranca ka para 3 propozimet nga grupet parlamentare opozitare me 39 firma nga deputetët.

”Sot problemi nuk është raporti por marrëveshja e 2008 mes Ramës e Berishës. Sot dëgjova përçadra. Teatri që bëni për të mbuluar themeloren, teatri i pistë që e ka origjinën këtu.
Sikur do i hani veshin njëri -tjetrit por më pas i hani Teatrin. është një Teatër që shqiptarët kanë 3 palë zgjedhje që i shihni. I hipni shqiptarëve në kurriz dhe fukarallëkut që e krijoi kjo qeveri. Jeni bërë qejflinj vizash, njëri vijë e kuqe, tjetri vijë e bardhe dhe popullit vija e zezë. Ministrat janë kthyer në mbrojtës të shtetit. Trafikanë Eskobarë

Alfred Lelën i mësytë në kurriz sepse kishte dalë sikur të ishte Xhevdent Mustafa në çermë në ’82.
Më 17 maj nuk e pata unë turnin tha hëngërsja e veshit. Aq gallatë shoh në këtë Teatër, sa kampionia juaj Spiropali, 2013- 2017 Brisi e famshme kishte dalë në protestë për t’ju rrëzuar që në 4 vite çfarë nuk u bëri bizneseve.
Keni 3 palë zgjedhje se çfarë nuk mbani në këtë parlament. Listat e hapura janë më të mira e mundshme. 21 prill 2008 ju ia hoqët të drejtën. Sot keni 3 propozime konkrete.
1 propozim- dhe dua të falenderoj kolegun Stojku dhe Musai. Me 39 firma të deputetëve opozitarë, asnjë nuk është tërhequr. Populli vdes për ju, populli ju do, bashkë me ata që mblidhen se i pashë tek parku i Tiranës.
Dy kryetarë të grupeve parlamentare dhe deklarimi im është që shqiparët të zgjedhin, kurse ju bëni gallatë që rrëzuat një godinë pasi u shkelët syrin njëri- tjetrin. Pasi bëtë sebepin për mos bërë Reformë Zgjedhore.
Tani pasi u shemb Teatri dhe s’ka më kuptim jeta madje do bëjnë edhe vetëvrasje. GOdina që duhet shembur dhe përmbysur nga themelet është parlamenti. Vjen era myk të lista të dy kryetarëve të partive.
Jam dakord që komisionet zgjedhore të jenë jopolitike, dhe jo me furgonat me cunnat problametikë që presin për paratë e pista.”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb