Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur tek Teatri Kombëtar bashkë me djalin e tij.

Balla thotë se ka pasur fatin ta vizitojë por pas Teatrit dolën me grip dhe temperaturë për shkak të kushteve.

Po ashtu ai thotë se godina nuk mund të restaurohej pasi ishte godinë tallash.

 

”Nuk i shërbente askujt. Kam pasur fatin të shkoj me djalin në atë Teatër dhe mbrapa dolëm me temperaturë e grip. Ajo ishte një godinë tallashi.

Lidershipi rrugë humbur i PD. është rrokullisur dhe përhumbur që shfrytëzon edhe 3 artistë brenda partisë së vet që vendos në krye të një protestë pa kokë.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb