Goditen 2 raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet J.T., 33 vjeç, dhe E.Sh., 40 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokaleve që ata posedonin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: