MIRDITE

Policia e Mirditës njofton se ka arrestuar 3 persona, të cilët iishin shpallur në kërkim policor.

Ata dyshohet se një javë më parë kanë goditur me sende të forta një shtetas 43 vjeç. Në pranga kanë përfunduar  K.B. 24 vjeç, Gj.B. 24 vjeç,  D.P. 20 vjeç.

Të rinjtë dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K.

Të arrestuarit ishiin në kërkim policor, pasi kërkoheshin për disa vepra penale. Ata gjithashtu kanë dëmtuar një automjet në pronësi të një 31-vjeçari. Shtetasit e prangosur janë K.B 24 vjeç, Gj.B 24 vjeç dhe D.P. 20 vjeç.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb