Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, pasi gjatë një konflikti kanë goditur me sende të forta një 41-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e vëllezërve, u gjet e fshehur dhe u sekuestrua sasia 240 gramë cannabis sativa.

Njoftimi:

shtetas, gjatë një konflikti të çastit, arrestohet 1 shtetas, shpallet në kërkim vëllai i tij.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike që u gjet e fshehur në banesën e 2 vëllezërve dhe 2 mjete prerëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Xh., 31 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është dëmtuar lehtë.

Gjatë kontrollit në banesën e vëllezëve, u gjet e fshehur dhe u sekuestrua sasia 240 gramë cannabis sativa. Gjithashtu, u gjetën 2 mjete prerëse (shtiza artizanale), që i posedonte pa leje babai i tyre, shtetasin I. Xh., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb