TIRANE – Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, pasi akuzohen se kanë goditur dy efektivë të policisë.

Mësohet se në pranga kanë rënë 25-vjeçari Eduard Çedja dhe 23-vjeçari Ledio Mehidri të dy me banim në kryeqytet. Të rinjtë akuzohen se kanë goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë L. L., 25 vjeç, dhe D. S., 34 vjeç, në rrugën e Elbasanit.

“Më datë 26.06.2016, u arrestuan shtetasit Ledio Mehidri, 23 vjeç dhe Eduart Çedja, 25 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e “Elbasanit”, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë L. L., 25 vjeç, dhe D. S., 34 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Nenet 237 e 25 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: