Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar marrjen në mbrojtje të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, dhe prokurorit Ritvan Sukaj.

Kjo kërkesë e KLP-së vjen një ditë pas arrestimit të Ardian Çapja dhe Ardi Çekani nga forcat RENEA, ndërsa u shpall në kërkim Florenc Çapja.

Ishte pikërisht prokurori Ritvan Sukaj, që firmosi urdhër-arrestet për Ardian dhe Florenc Çapjan, xhaxha e nip, dhe për Ardi Çekanin.

Marrja në mbrojtje e zyrtarëve të Prokurorisë së Elbasanit është bërë për shkak se fisi Çapja konsiderohet me një rrezikshmëri të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb