Sektori për Narkotikët e Trafiqet në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Librazhd finalizoi operacionin “XHYRA 2”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Adriatik Qoshku, vjeç 33, lindur në Babje-Librazhd dhe banues në Tirane.

Ergest Çuni, vjeç 24 lindur e banues në Poliçan-Berat.

Shkëlqim Çepi, vjeç 38, lindur e banues në Xhyre-Librazhd.

Klodian Çuka, vjeç 29 lindur e banues Xhyre-Librazhd.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga policia, ku udhëtonin me automjetin Fuoristrade e tipit Mitsubishi me targe AA 849 KI, në drejtim të Tiranës, në të cilën iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale: 50 kg lëndë narkotike mariuanë,1.000 Euro e 20. 000 leke te shërbyer për blerjen e lendës narkotike, një arme Pistolete Mini bloë, një peshore elektronike, si dhe sende të ndryshme që u kanë shërbyer personave për kultivimin e bimëve narkotike, 8 aparate celulare te markave te ndryshme, 50 karta telefonike te kompanive te ndryshme.

Sasia e lendës narkotike ìshte blerë nga shtetasit Adriatik Qoshku dhe Ergest Çuni në fshatin Xhyre-Librazhd tek shtetasit Shkelqim Çepi dhe Klodian Çoku, të cilën pasi e kishin kultivuar dhe përgatitur ua kishin shitur shtetasve të sipërpërmendur, me qëllim tregtimin e saj në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu, gjatë operacionit, efektivat e policisë Librazhd, në vendin e quajtur “Shpella e Pisjasit” në malin e fshatit Xhyrë Librazhd, kanë azgjësuar me anë të djegies 2 parcela me 222 bimë narkotike.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: