Policia njofton se kanë finalizuar me sukses një operacion antidrogë në Përmet.

Uniformat blu të Përmetit kanë arritur të shkatërrojnë një grup që dyshohet se merrej me trafik droge, duke arrestuar 4 persona.

Njoftimi i policisë:

Përmet.

Vijon kontrolli i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Evdientohen dhe asgjësohen fidanë Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet  u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N.Sh., 22 vjeç.

M.Sh., 32 vjeç.

Xh.M., 22 vjeç.

E.M.,  18 vjeç, të gjithë banues në Këlcyrë, pasi:

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kishin kultivuar 76 fidanë kannabis në vendin e quajtur “Përroi i Alipostivanit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb