NGA SPARTAK KOKA*

TIRANË- Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë por edhe në qytete të tjera si në Vlorë e Sarandë. Sipas burimeve zyrtare grupi Kriminal “Brilanti” në bashkëpunim me njëri-tjetrin të drejtuar nga shtetasi “Marsel Xeba” në një kohë relativisht të gjatë prej 5 vitesh në qytetin e Tiranës dhe konkretisht në Rrugën e “Durrësit”, Rr. “Milan Shuflaj”, pranë Bar-kafe “Brilant”, në Zonën e “Ish-Bllokut”, në Vlorë, në Sarandë etj, në kohë dhe në vende të ndryshme kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në sasi të konsiderueshme, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Në pranga kanë përfunduar:

Marsel Xeba,
Ilirjan Xeba,
Andi Xeba
Skerdi Xhelo
Lavdrim Xeba

Më parë të arrestuar

Fjordi Leka, 19.03.2015
Gëzim Gashi, 19.03.2015
Xhulio Qevanaj 25.06.2015
Noel Papuli, 25.06.2015

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar procedimi penal në ngarkim të shtetasve Marsel Xeba, Ilirjan Xeba, Andi Xeba dhe Skerdi Xhelo, ndaj të cilëve është dhënë sot masa e sigurisë personale me karakter shtrëngues “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.

Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale janë përdorur metoda speciale të hetimi prej disa muajsh dhe gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 650 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa ku bashkëpunonte me shtetasin Marsel Xeba.

Shtetasit Marsel Xeba gjatë kontrollit të banesës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 7.15 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 25 fishekë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një motor tip “T MAX” me targa AK 620; një automjet tip “Ford Fusion” me targa AA 314 JD; një automjet tip “Volswagen Polo” me targe TR0343 P dhe 4 telefona celularë, 25 fishekë të kalibrit 9 mm, me të cilat dyshohet se ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni më datë 19.03.2015, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Fjordi Leka dhe Gëzim Gashi të cilët shisnin lëndë narkotike “Cannabis Sattiva” në Tiranë në zonën e ish-Bllokut, në bashkëpunim dhe të drejtuar nga shtetasi Marsel Xeba.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 25.06.2015, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhuljo Qejvanaj dhe Noel Papuli, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 copë qese të ndara në doza “Cannabis Sattiva”, të cilën dyshohet se do e shisnin në Tirane në zonën e “Ish-Bllokut”, në bashkëpunim dhe të drejtuar nga shtetasi Marsel Xeba.

Më datë 01.07.2015, në vijim të operacionit është bërë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të shtetasit Andi Xeba, i cili është kapur në flagrancë me një dozë cannabis sativa, që dyshohet se do e shiste.

Ndërsa më datë 04.07.2015, është bërë e mundur ndjekja e aktivitetit kriminal ku shtetasi Andi Xeba ka shitur lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe është kapur në flagrancë blerësi Ylber Ahmetllari me pseudonimin “Cozman” këngëtar i njohur repist me 20 (njëzet) gram cannabis sativa, të fshehur në trup, të sekuestruar në cilësinë e provës materiale si dhe sekuestruar automjeti dhe telefoni celular në cilësinë e provës materiale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: