DELVINE- Një tjetër incident është regjistruar ditën e sotme në Delvinë. Vëllai i kryetarit të PDIU-së në këtë qytet është goditur me sende të forta, shkop, pas një konflikti me një person tjetë.

Sipas policisë, nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se “shtetasi Kreshnik Alinani, 37 vjeç, banues në Rusan, Delvinë, simpatizant i Partisë Demokratike dhe i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Delvinë, ka goditur me sende të forta (shkop) shtetasin F. M., 51 vjeç, banues në Delvinë, vellai i Kryetarit të subjektit politik PDIU për qytetin e Delvinës, i cili ka pesuar dëmtime të lehta”.

Policia shoqëroi personin e dëmtuar të cilit i është marrë kallëzim me shkrim.

Gjithashtu, brenda një kohe të shkurtër u shoqërua shtetasi Kreshik Alinani, 37 vjeç, banues në Rusan Delvinë, ndaj te cilit jane kryer veprimet procedurale per vepren penale “Demtime te tjera me dashje”.

Dyshohet se shkak për konfliktin është bërë mbështetja e Ilir Mehmetit për ASHE.

PDIU THIRRJE PD-SË: TËRHIQNI ELEMENTËT E RREZIKSHËM
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet në një reagim për mediat ka dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur sot në Delvinë, ku një i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike dhunoi vëllain 16-vjeçar të kryetarit të kësaj force politike në këtë qytet.

Me anë të një deklarate drejtuar mediave, PDIU i ka bëtë thirrje prokurorisë të kryejë veprimet e domosdoshme dhe të vendosi sa më shpejtë para drejtësisë autorin e ngjarjes.

“PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike që të tërheqë sa më shpejtë elementët e rrezikshëm nga procesi zgjedhor dhe të ruajë qetësinë për të zhvilluar zgjedhje siç i kanë hije qytetarëve tanë.

Kandidati i PD-së në Delvinë, Dhurim Alinani, nuk duhet të harrojë se ka fituar dy mandate rresht postin e kryetarit të bashkisë, vetëm dhe vetëm në sajë të mbështetjes së PDIU-së. Humbja e sigurt në zgjedhjet e 21 qershorit nuk përligj këto akte të shëmtuara. Z. Alinani do të përballet me ndëshkimin e qytetarëve më 21 qershor, por edhe me drejtësinë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të ruajnë qetësinë dhe të shprehin me votë përbuzjen për akte të tilla dhune.”, citohet në reagimin e PDIU-së.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb