KRIME- Këta binjakë shpëtuan për mrekulli, pasi karroca e tyre u godit nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Krime. Një nënë i nxori fëmijët e saj shëtitje me karrocë, kur një makinë Lada u afrua me shpejtësi.

Nëna tentoi të largonte karrocën, por ishte e pamundur. Makina e hodhi në ajër karrocën, por për fat binjakët nuk pësuan dëmtime serioze. Shoferi është arrestuar dhe është nën akuzë pasi po e ngiste makinën në gjendje të dehur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: