Një grup shpërndarësish droge është shkatërruar nga karabinierët e L’Aquila në kryeqytetin italian, në lagjen “Colle Pretara”.
Të arrestuarit, të gjithë shumë të rinj, me kombësi shqiptare, por prej kohësh rezidentë në qytet pa ushtruar asnjë aktivitet pune, janë H.K., 19 vjeç, E.G. ,20 vjeç, A.D., 18 vjeç dhe E.D., 20 vjeç.

Karabinierët e L’Aquila-s mbajtën nën kontroll rrugët e lagjes periferike për disa ditë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar lëvizjeve të pazakonta të personave të shumtë, jo banues në zonë, duke përfshirë edhe disa fytyra të njohura si përdorues të drogës.

Gjatë pasdites së djeshme u vendos një pjesë e konsiderueshme e karabinierëve që i përkisnin dy komandave të stacioneve të Karabinierëve të L’Aquila dhe Barisciano nën koordinimin e drejtpërdrejtë të komandantit të kompanisë, Kapiten Michele Massaro.

Bazuar në gjetjet hetimore paraprake, në vendet ku zhvillohej aktiviteti, brenda pak orësh, u dokumentuar një duzinë rastesh të shpërndarjes së kokainës.
Më pas, efektivët nisën ndjekjet dhe kontrollet jo shumë larg zonës së shpërndarjes, duke rikuperuar në këtë mënyrë nga blerësit doza të ndryshme droge, përfshirë profesionistë dhe të rinj nga zona. Pikërisht në këtë fazë, një 33-vjeçare e arrestuar për rezistencë ndaj forcave të policisë, e kontrolluar nga karabinierët, ka reaguar dhunshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

Karabinierët më pas rindërtuan fazat e një aktiviteti intensiv të shpërndarjes së drogës sipas një programi të provuar. Dy nga të arrestuarit vepronin në rrugë për dërgesat e drogës së kërkuar, duke u koordinuar me dy të tjerët që ruanin shtëpinë nga ku paketonin dhe përzienin kokainën.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan gjithsej 35 doza kokainë, me peshë rreth 15 gramë, 20 gramë marijuanë, lëndë “përzierëse” dhe material për paketimin e drogës. Të arrestuarit, duke marrë parasysh evoluimin e fakteve, u arrestuan në flagrancë për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Zëvendësprokurori i republikës së L’Aquila, Marco Maria Cellini, paralajmëroi arrestimet, urdhëroi ndalimin e katër të huajve në dhomën e sigurisë, ndërsa vajza që reagoi dhunshëm ndaj ushtarakëve u la në “arrest shtëpie”. Të gjithë do të mbeten në dispozicion të organeve të drejtësisë në pritje të vërtetimit të arrestimeve nga gjyqtari kompetent.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb