Goditet në Athinë një grup i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, kapen 35 kg marijuanë. Arrestohen 4 shqiptarë, 28, 31, 43 dhe 44 vjeç dhe një vajzë rumune 29-vjec. Sekuestrohen 35 kg, 104 gram marijuanë, 26.5 gram kokainë, 26.350 euro, 3 peshore, 1 presë hidraulike, 2 makina, 12 celulare.

Kapet sërish drogë nga policia greke në kufi. Po sot, në Doliana, pranë Kakavijës, u kap një mjet që drejtohej nga një shqiptar 25 vjeç, ku u sekuestruan 28 pako me 16 kg 400 gram marijuanë. Ky është rasti i 5 në 6 ditë që policia greke kap drogë pranë Kakavijës, në total 64 kg marijuanë, 2.4 kg heroinë dhe 500 gram duhan.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: