Policia ka arrestuar 17 persona gjatë disa kontrolleve që janë bërë në disa vende evropiane, lidhur me një rrjet të dyshuar për aktivitete ekstremiste, raporton BBC. Ata janë arrestuar në vende të ndryshme të Evropës. 6 prej tyre janë arrestuar në Itali, 4 në Britani dhe 3 në Norvegji.
Policia beson se të dyshuarit kanë udhëtuar edhe në Siri e Irak. Personat në fjalë akuzohen se janë të përfshirë në një shoqatë terrorizmi ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja rrjeti kishte plan të lironte liderin e tij, i cili është i dënuar në Norvegji.

Agjencia e lajmeve italiane ANSA tha se të dyshuarit janë akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar.

Rrjeti dyshohet se ishte duke bërë plane për të liruar themeluesin e grupit radikal islamik, Mullah Krekar, i cili tashmë është në paraburgim në Norvegji.

ANSA raporton se 16 nga të arrestuarit janë “kurdë dhe një është nga Kosova”.

Mediat vendore në Kosovë, duke u thirrur gjithashtu në agjencinë ANSA, thonë se i arrestuari nga Kosova është Eldin Hoxha, por këto njoftime nuk janë konfirmuar zyrtarisht në Prishtinë.

Sakaq, bëhet e ditur se ata kishin ndërmend të kryenin veprime të dhunshme në Norvegji, Itali por edhe në vende të tjera të Evropës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: