Një rast i kontrabandës është zbuluar në aeroportin e Dortmundit. Bëhet fjalë për një shumë të madhe parash, gjithashtu përfshirë edhe ar, drogë si edhe një thikë.

Mediat gjermane shkruajnë se nga 2 deri në 11 gusht zyrtarët doganorë në aeroportin e Dortmundit kanë zbuluar tetë raste të tilla.

Në 2 gusht në bagazhin e një udhëtari është gjetur një thikë me çelës. Gjithashtu një gjysmë gram marijuanë u zbulua pasi një burrë synonte ta kalonte në Poloni në të cilën e kishte ndarë në 60 tableta.

Sakaq u bënë përpjekje edhe për të futur në mënyrë ilegale edhe bizhuteri, ku për këtë rast u kapën tre persona. Ata synonin të importonin bizhuteri ari të paregjistruara me vlerë rreth 3700, 1300 dhe 5100 euro.

Gjithashtu u bë me dije se një grua kishte me vete 15300 euro . Sakaq në doganë janë sekuestruar 130 mijë euro nën dyshimin për pastrim parash. Por mediat e huaja shkruajnë se sipas personit janë të ardhura nga shitja e makinave në Shqipëri, të cilat ai duhet t’i sjellë në Gjermani për punëdhënësin e tij.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të sigurojë prova të shitjes, prandaj paratë janë sekuestruar. Tashmë do të kryhet një procedurë, që do të jetë vendimtare për çdo hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: