Policia amerikane ka goditur rrjetin e mafias siçiliane “Cosa Nostra” në New York. Sipas Agjencisë Federale Amerikane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar rreth 46 persona të lidhur me familjet mafioze të Genoves, Gambino, Lucchese e Bonanno.
Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz i Filadefias, Josef Merlino. Të arrestuarit rrezikojnë deri në 20 vite burg.
image
Sipas komunikatës së shtypit të FBI-së, ky operacion është ekzekutuar pas disa vitesh hetime e ka përfshirë të gjithë territorin e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Policia amerikane ka njoftuar se 46 mafiozët janë arrestuar në New York, Newark, Boston, Miami e New Haven. Ato shtojnë se mes të arrestuarve ka dhe eksponentë të familjes së njohur mafioze Columbo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb