ATHINË

Është goditur një rrjet i trafikut të drogës mes Spanjës dhe Greqisë, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.

Operacioni u zhvillua në Maratonë të kryeqytetit grek. Janë sekuestruar gjithsej 122 kilogramë e 590 gramë marijuanë dhe 970 euro.

Droga ishte e ndarë në dy furgonë, njëri që kishte një drejtues shtetas grek 63 vjeç e tjetri një drejtues shqiptar 29 vjeç.

Personat janë arrestuar në kohën, që droga po kalohej nga furgoni i 63-vjeçarit tek ai i shqiptarit 29-vjeçar.

Drogën e kishte sjellë 63-vjeçari nga Spanja, përmes portit të Igumenicës, të fshehur mes ngarkesave me biskota dhe patatina.

Mësohet se lënda narkotike kishte një vlerë që në treg shkon në 700 mijë euro.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb