Një operacion nga Guardia Civile spanjolle e mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e 20 personave të përfshirë në pastrim parash dhe trafikim droge.

Nga ky operacion janë sekuestruar më shumë se 5.5mln euro dhe mbi 2 ton drogë.

Me qendër në jug të Spanjës, rrjeti kriminal përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë. Grupi drejtohej nga shtetas italianë që përdornin dokumente të falsifikuara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rezultatet e operacionit:

  • Janë kontrolluar 6 shtëpi në Sevilje të Spanjës
  • 20 të dyshuar janë arrestuar
  • pasuri e sekuestruar me vlerë rreth 5.5 milionë euro
  • Sekuestrohen 2 ora luksoze dhe 16 545 euro cash
  • Sekuestrohen 2500 kilogramë hashash dhe 45.6 kilogramë marijuanë
  • sekuestrohet infrastruktura kriminale duke përfshirë kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e marijuanës dhe prodhimin e hashashit dhe 34 telefona celularë
  • Zbulohet një plantacion i madh marihuane dhe një laborator droge
  • sekuestrohen dokumente të falsifikuara udhëtimi dhe identifikimi

Rrjeti kriminal përdori një sërë metodash të pastrimit të parave për të errësuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës. Këto përfshinin kanalizimin e parave – përmes llogarive bankare të biznesit duke përdorur fatura false, kredi ose borxhe të tjera – midis një rrjeti kompanish të përfshira në transportin e drogës. Metoda të tjera të përdorura ishin investimet në pasuri të paluajtshme luksoze, qira, mallra dhe automjete luksoze, si dhe pagesa me para në dorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: