Një javë pas ngjarjes në Memaliaj, ku u dhunua dhe u godit një kambist dhe gruaja e tij, kapet në Shkodër autori. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se autori i shpallur në kërkim me inicialet Ilirjan Korbi, 29 vjeç banues Paskuqan, Tiranë është ndaluar nga blutë e Shkodrës që kanë mundur ta identifikojnë.

29-vjeçari është kapur në lagjen “Xhabije” duke ecur ndërsa është strehuar tek çadrat e komunitetit rom në Shkoder tek halla e tij.

Ngjarja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait. Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregëtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50.000 lekë si dhe një telefon.

Kambisti Memaliaj
Kambisti Memaliaj

Kambisti 70-vjeçar përfundoi në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër me gjithë bashkëshorten Thëllëze Mustafai për shkak të plagëve të rënda në kokë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb