Policia e Beratit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur dhe plagosur me thikë një bashkëqytetar.

Në pranga ka rënë shtetasi T. C., pasi ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q. Z., 61 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: