Ka përfunduar në spital avokati Gjergj Neli, i cili ditën e djeshme u arrestua pas një konflikti me një person dhe policinë e Lezhës. Ngjarja në fjalë u raportua nga policia se dje rreth orës 15:10, ku u mësua se një konflikt po ndodhte në afërsi të hotel turizmit Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se avokati ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku pritet të njihet dhe me masën e sigurisë, seancë e cila nuk është vendosur ende se kur do të zhvillohet. Ndërkohë zv/kryetarja e Dhomës se Avokatisë Lezhë, Shaqe Marinaj ka denoncuar ditën e sotme pranë SHCBA, efektin e policisë Myrteza Mehmeti, me pretendimin se ka ofenduar e dhunuar atë dhe avokatin Gjergj Neli.

Policia sqaroi dje në një komunikatë për mediat se avokati dhe bashkëshortja e tij ishin konfliktuar me një shtetas dhe në momentin e ndërhyrjes, avokati Neli ka goditur me grusht dhe i ka grisur bluzën një efektivi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb