MIRDITË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi akuzohet për plagosjen e kunatës së tij. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Fang të Rubikut, ku 48-vjeçari Llesh Përlesi ka goditur me grushte dhe gurë në kokë kunatën e tij, shtetasen M. Përlesi.

E njoftuar nga të afërmit e gruas, blutë e Lezhës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të dhunuesit, ndërsa gruaja është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje, ndërsa policia pohon se ka ndodhur për motive banale. Materialet në ngarkim të 48-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: