KURBIN- Një 51-vjeçar është ndaluar nga policia e Kurbinit, pasi ka goditur me grushte inspektorin e ISHP-së. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Llesh Buraku, banues në Laç, i cili ka goditur me shkelma e grushte, Inspektorin e Shëndetit Publik, F.L., 54 vjeç, banues në Shullaz.

Ngjarja ka ndodhur pasi Inspektori ka bërë kontroll në lokalin e 51-vjeçarit, çka nuk është pranuar prej tij dhe është kundërshtuar me forcë. Pas kallëzimit policia ka arrestuar pronarin e lokalit ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: