SARANDE

Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Policia raporton se është vënë në kërkim të shtetasit A. S., i cili një ditë më parë dyshohet se ka goditur me grushte mjekun K. R., në Spitalin e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Sarandë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. S., 37, vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Shpallja e tij në kërkim u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas në ambientet e Spitalit të Sarandës ka goditur me grushta mjekun K. R., për shkak të detyrës. Po punohet për kapjen e shtetasit A.S. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb