VLORË- Policia e Vlorës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim pasi ka goditur me grushte një pedagog të Universitetit të Vlorës. Sipas burimeve zyrtare është ndaluar 44-vjeçari Kujtim Cakrani, banues në Vlorë.

Ngjarja për të cilën akuzohet 44-vjeçari ka ndodhur më 26 janar të vitit të kaluar rreth orës 10:30, në lagjen “Isa Boletini” në rrugën përballë Prefekturës. Cakrani ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin E.H., 37 vjeç, me profesion pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Ai u shpall në kërkim në të njëjtën ditë kur ndodhi ngjarja dhe ditën e sotme Shërbimet bënë të mundur ndalimin e tij me iniciativë. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: