43-vjeçari N.T., banues në Korçë është proceduar për veprën penale, ‘plagosje e lehtë me dashje’. Uniformat blu bëjnë me dije se 43-vjeçari ka goditur me sende të forta një tjetër qytetar pa një konflikti mes tyre.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. T., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti, në qytetin e Korçës, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: