Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 56-vjeçar pasi ka goditur një efektive të policisë.

Mësohet se 56-vjeçari Veprim Matraku, endacak ka qëlluar me shkop për shkak të detyrës policen me iniciale S.K. tek “Rruga e Elbasanit”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në ‘Rrugën e Elbasanit’, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore”, bën të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: