Në sfidën që Peskara luajti kundër Napolit ka ndodhur një episod jo sportiv me protagonist kapitenin e “delfinëve” Ledian Memushaj. Lojtari i Napolit Jose Cahejon u kap me dy nga lojtarët e Peskarës dhe shqiptari nuk ndenji pasiv, por nderhyri duke goditur me shpullë spanjollin.
gdhdjk
Një video tregon shumë qartë momentin kur lojtarët grinden dhe me shumë mundësi do të shërbejë si provë për Federatën Italiane të Futbollit e cila do t’a hetojë këtë çështje. Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar vetë Memushaj i cili në rrjetin e tij social, “Facebook”, ka postuar një foto me mbishkrimin “Kam gjak shqiptari”.

Peskara e Memushajt përsa i përket rezultateve nuk është aspak mirë, pasi ndodhet në vendin e fundit në kampionat me vetëm 9-të pikë, e shkëputur nga vendi i 17-të që të mban edhe për sezonin tjetër në Seria A me 11-të pike.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb