Will Smith është ka fituar çmimin “Oscar” si aktori më i mirë, por një incident i mëparshëm nuk e bëri të buzëqeshte plotësisht. Ai goditi me shuplake moderatorin komik Chris Rock, për shkak se nisi të bënte batuta me gruan e Will, Jada Pinkett Smith.

Teksa u ngrit në skenë për të marrë titullin, Smith i kërkoi falje Akademisë dhe të pranishmeve për sjelljen e tij, por nuk preferoi të bënte të njëjtin veprim ndaj Rock.

“Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Unë dua t’u kërkoj falje kolegëve të mi të nominuar. Ky është një moment i bukur.

“Për nënën time – ky moment është vërtet i komplikuar për mua – për nënën time … të jem në gjendje të dua dhe të kujdeset për nënën time dhe familjen time, gruan time,” tha ai

Më tej ai shtoi.

“Unë nuk po qaj për të fituar një çmim,” tha Smith. “Ka të bëjë me aftësinë për të ndriçuar të gjithë njerëzit. Arti imiton jetën, unë dukem si babai i çmendur ashtu siç thoshin për zotin Williams. Dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura”, tha Smith.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: