Policia e Vlorës, ka vendosur në pranga një 25-vjeçar nga Selenica, pasi dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin S. V.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Selenicë, ku, 25-vjeçari ka goditur personin tjetër që kishte konflikt si dhe i ka thyer xhamat e automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: