Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.

25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e tij, e qëlloi këtë të fundit me shkopin që përdorte për të ruajtur bagëtitë.

Goditja ne koke rezultoi fatale per 52 vjecarin Dhori Rapi, ndersa qe ne fillim 25 vjecari e pranoi autoresine e krimit prane familjareve te tij.

Te aferm te familjes kane treguar se at e bir vuanin nga probleme te shendetit mendor, madje djali kurohej shpesh.

Fill pas ngjarjes 25 vjecari u arrestua nga blute e Fierit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb