Policia Norvegjeze ka njoftuar pak më parë, se personi që goditi mbrëmjen e djeshme me hark e shigjetë mbi turmën e njerëzve, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona, ka shfaqur shenja radikalizmi, duke mos dhënë detaje të tjera.

Kjo është konfirmuar nga BBC. Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua në qytetin Kongsberg. Autori u identifikua si Reiner Winklarson, i cili është arrestuar nga policia pak minuta larg sulmit.

Ai madje kishte paralajmëruar sulmin disa ditë më parë, nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb