Shkëmbimi i anësorëve është lëvizja e ditës në Serie A. Juventusi dhe Roma kanë agjetur gjuhën e përbashkët për një shkëmbim të dyfishtë: Luka Pelegrini dhe 10 milionë euro në këmbim të Leonardo Spinacolës. Ish-anësori i Atalantës kalon te verdhekuqtë, homologu i tij i aktivizuar me Italinë në Kombëtaren U-20 bëhet bardhezi. Ai mund të jetë zëvendësi i Aleks Sandros në të majtë, ose mund të huazohet po në Serie A.

Pelegri është vlerësuar 15 milionë euro, ndërsa vlera e Spinacolës ishte 25 milionë për Juventusin, që ka arkëtuar në favorin e tij edhe 10 milionë euro. Roma merr një lojtar të formuar, që te Juvja mbase nuk do të përshtatej me linjën katërshe të mbrojtjes së Sarrit, ndërsa torinezët një mbrojtës me të ardhmen përpara tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb