Atletico Madrid dhe Milan largohen përfundimisht nga ‘’Super League’’. Ato kanë ndjekur shembullin e 6 klubeve të tjera angleze dhe të Interit pak më parë.

Ndërkohë pjesë e projektit kanë ngelur ende Real Madrid, Juventus dhe Barcelona. Ndërkohë Presidenti i Juventusit, Andrea Angelli ka deklaruar se ky projekt nuk mund të vijojë më.

Këmbëngulës mbetet vetëm presidenti i madrilenëve, Florentino Perez i cili theksoi se marrëveshja e klubeve nuk mund të thyhej lehtë, ndërsa Barcelona ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb