Nga Piro Ahmetaj*

Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia e pakonkurueshme ajrore e SHBA realizuan një goditje historike, të paralajmëruar, me preçision të lartë, proporcionale si dhe të përshallëzuar duke i dhënë një mesazh/NDËSHKIM SHEMBULLOR jo vetëm regjimit të Teheranit por dhe ndaj diktatorëve të dalldisur nga fuqia e mbi-Pushtetit (Putinit, Khamenei, Kim Jong, etj, veçmas apo në aleancë), shteteve si dhe organizatave terroriste që kërcënojnë se: “do i bëjnë gjëmën njerëzimit, rendit global dhe vlerave të qytetërimit duke përdorur armët/fuqinë bërthamore”!

E parë kështu, kjo goditje mbetet edhe si një mesazh për internacionalistët mëndjendryshkur, enveristët me kullaro demokratike, Gjeneralët e vet(de)graduar si dhe opinionistët e gjithëditur, përfshi fatëkeqësisht edhe në Tiranë dhe Prishtinë, pasi para së gjithash dhe mbi të gjitha ka një DIFERENCË tëresisht të pakrahasueshme kur “USA në emër të paqes, rendit global, vlerave të qytetërimit, sigurisht dhe interesave kombëtare të ShBA-ve sulmon me preçizion maksimal fuqinë vrasëtare dhe infrastrukturat e armëve bërthamore”, me sa kur: “goditen me raketa spitalet, shkollat, qëndrat e banuara, si dhe kur merren zvarrë si pengje gra, pleq, apo kur theren si mostra fëmijë të pafajshëm”… apo Jo?

Thënë këtë, falë (mirënjohje) fuqisë së pakonkurueshme ushtarake të USA/NATO/UK, bota mbetet shpresëplotë se: “paqja, siguria, rendi global, vlerat e qytetërimit dhe demokracia do të triumfojnë mbi neo-stalinistët, neo-nazistët, shtetet dhe organizatat terroriste”!

Zoti e bekoftë Paqen, fuqinë ushtarake të USA/NATO si dhe interesat kombëtare (RSh/Kosovës).

Gjeneral ®️ Piro Ahmetaj, Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e USA/NATO

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb