Leo Messi te Man.City nuk është thjeshtë një ëndërr, apo një theshethem merkatoje, por një ide konkrete. Përtej dëshirës së Pep Guardiolës, apo dëshirës së tifozëve për të parë Messin me një tjetër fanellë, transferimi i tij në ishullin britanik nuk është aspak i thjeshtë. Sipas “Mundo Deportivo”, Man.City është shumë i interesuar për Messin por në të njëjtën kohë nuk kanë ndërmend të bëjnë një çmenduri financiare. City mund të futet në negociata me Messin vetëm nëse “pleshti” transferohet falas. Paga e tij vjetore nuk është si lojtarët e tjerë por sheikët e City mund ta përballojnë vetëm nëse Messi lirohet nga Barcelona.

Mundo
Mundo

Pavarësisht buxhetit të jashtëzakonshëm që sheikët kanë në dispozicion, ky është një transferim ndryshe, bëhet fjalë për miliona euro që as sheikët e City nuk mund dhe nuk dëshirojnë të investojnë në këtë kohë të vështirë ku sapo mbyllën një gjyq me UEFA në CAS për parregullsi në rregullat e “fair play financiarë”. Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo” edhe vetë Pep Guardiola i ka këshilluar yllit argjentinas të flas me presidentin Bartomeu dhe të gjejë një kompromis për të mbyllur karrierën e tij me Barcelonën. Pep ka komunikuar personalisht me Messin ku i ka shprehur dëshirën e tij të madhe për ta pasur sërish në një skuadër por nga ana tjetër i ka rrëfyer se sa e vështirë është të vihet në jetë një transferim i tillë. Këto ditë, gjithnjë sipas mediave spanjolle, është planifikuar një takim ndërmjet Jorge Messi, babi i Messit dhe presidentit të Barcelonës, Bartomeu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb