2 ndeshje pezullim. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata Sportive në Itali për Marash Kumbullën e Romës.

Kumbulla, në përpjekje për të mbrojtur një top, goditi Berardin (ndeshja ndaj Sassuolos në kampionat). Arbitri akordoi penallti, ndërkohë që nuk mungoi kartoni i kuq për futbollistin e përfaqësueses tonë.

Mbrojtësi shqiptar humbet automatikisht derbin e kryeqytetit me Lazion, ndeshje kjo e programuar të luhet me 19 mars, ndërsa ai s’do mund të kontribuojë as ndaj Sampit në shtëpi, me 2 prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: