Ishte grupi i Torre Annunziata i kryesuar nga Francesco De Simone që menaxhoi një trafik të madh ndërkombëtar droge për të sjellë kokainë nga Holanda në të gjithë provincën e Napolit.

Ai dhe besnikët e tij Mario Lovene, Sabatino Pinto, Francesco Maresca dhe një person i shpallur në kërkim ishin drejtuesit e organizatës së shpërbërë dje nga Prokuroria e Napolit që çoi në blicin me 19 masa arresti.

Por “sistemi” do të kishte përdorur njerëz nga provinca e Padovës (Baggio, Galiazzo dhe Bagato) të aftë për të garantuar mbështetjen logjistike dhe një ndërmjetës (shqiptarin Dashamir Lazri) për blerjen e kokainës. Janë 25 urdhëresa dhe 19 masa paraprake (13 në burg, 3 në arrest shtëpie, 3 detyrim paraqitje të dhëna pas një blici nga karabinierët e komandës provinciale.

Urdhri i gjyqtares hetuese Lucia De Micco çoi në ekzekutimin e masës së sigurimit në burg ndaj Vanni Bagato, Paolo Baggio, Carmine Balzano, Antonio Barlese. Alessandro Canfora, Mario Criscuolo, Francesco De Simone. Tiziano Galiazzo, Antonio Lovene, Mario Lovene, Vincenzo Lovene, Dashmir Lazri, Francesco Maresca, Sabatino Pinto dhe Umberto Tozzi, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

 

Nga ana tjetër, Angela Antille, Salvatore Scarpa dhe Rosa Volonnino përfunduan në arrest shtëpie. Ata akuzohen të gjithë për organizatë me qëllim trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike si dhe importimin, shitjen dhe posedimin e paligjshëm të drogës. Së fundi, ndalimi i qëndrimit në Campania u aplikua për Juan Carlos Cianci Novoa, Francesco Levane dhe Vittorio Nappi.

Droga fillimisht do të fshihej në funde të rreme të bëra në mjetet e transportit dhe më pas do të shpërndahej me shumicë përmes një rrjeti të dendur bashkëpunëtorësh që do të merreshin, në kapacitete të ndryshme, me dërgesat dhe transfertat e parave.

Sistemi i transportit të drogës ishte gjithmonë i njëjtë: makina të vogla me qira të drejtuara nga burra dhe gra të padënuara. Por ato makina kishin funde të dyfishta të krijuara nga specialistë të aftë për të fshehur edhe dhjetë kilogramë drogë brenda.

Më tej, gjatë hetimeve u sekuestruan rreth 121 kg kokainë nga Policia Ekonomiko-Financiare e Napolit. Grupi, siç tha i penduari Andrea Lollo, një ish-besnik i narkotrafikantit ndërkombëtar Raffaele Imperiale, ishte i lidhur pikërisht me dyshen e ish-të arratisurit në Dubai dhe Bruno Carbone.

Siç raporton Il Roma: “Marrëdhëniet e mia me Francesco De Simone rifilluan pasi u lirova nga burgu në nëntor 2013. Shkova te gruaja e Bruno Carbone,

Viola, dhe ajo më vuri në kontakt me Vincenzo Esposito dhe shkova në Holandë për ta takuar për të bërë marrëveshje. Ai më tha se kishte kontakte me Francesco De Simone dhe Mario Iovine. Më thanë se po e ngarkonin drogën në Holandë nga Bruno Carbone”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb