Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së forcave shtetërore në godinën e News24, duke e cilësuar atë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe demokracisë në vend.
“Më vjen keq që jemi në këtë situatë. Kur dikujt i bëhet një shkelje ligjore, kërcënimi është për të gjithë ne,” tha Vatnikaj, duke nënvizuar se veprimi ndaj televizionit lidhet ngushtë me raportimet e tij kritike.
Sipas saj, qeveria po përdor “artifica” për të ruajtur pushtetin, ndërsa kryeministri “bën çfarë të dojë”.
“Ajo që ka ndodhur me News24 është një kërcënim për shtetin e lirë dhe demokracinë,” shtoi aktivistja, duke e parë situatën si një precedent të rrezikshëm për të gjithë shoqërinë.
