Juventus bën goditjen e madhe në ditën e fundit të merkatos. Kampionët italiane mundën rivalitetin e fortë të Milanit dhe Interit, duke marrë shërbimet e Federico Chiesa. I cilësuar si një nga talentet e futbollit italian, 22-vjeçari pranoi të transferohet te skuadra bardhezi. Edhe Fiorentina që kishte në pronësi kartonin e tij pranoi ofertën e “Zonjës së Vjetër” me një formulë huazimi.

Chiesa Mg5 7000 Min 1
Chiesa Mg5 7000 Min 1

Juventus do të paguajë menjëherë 2 milion euro, ndërsa në fund të sezonit ka detyrimin të blejë përfundimisht kartonin për 40 milion euro plus 10 të tjera bonuse. Pra, ky operacion pritet t’i kushtojë klubit juventin 52 milion euro në total. Juventus ishte aktiv edhe në merkaton në dalje, teksa paratë për Chiesa i siguruan shitjet e De Schilio te Lyon dhe huazimi i Douglas Costa te Bayern Mynich.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: