Dy goditje për të shpëtuar merkaton e dimrit. Kështu u prezantuan Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur te Tottenham nga shtypi anglez, i cili theksoi se si dy ish-lojtarët e Juventusit do të jenë “themele” për Antonio Conte dhe renditjen e “Spurs”.

Por tifozët duket se nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë. Me vlerë respektivisht 40 dhe 20 milionë euro, dy lojtarët nuk u pritën ngrohtësisht nga mbështetësit e tyre të rinj, të cilët madje nxituan t’i përkufizonin si “skarcot e Juventusit”.

Për bardhezinjtë ky është një operacion i dyfishtë shumë i rëndësishëm. Suedezi do të huazohet me detyrim blerjeje për 40 milionë euro, ndërsa uruguajani i shitur me të njëjtën formulë vlerësohet me 20 milionë euro.

Duket se të dy klubet janë të kënaqura, Juventus që arkëton 60 milionë euro pas blerjes së Vlahovic, ndërsa Tottenham që shton alternativat në ekip pas vetos që vuri trajneri Antonio Conte, i cili kërkoi përforcime për të hyrë në zonën Champions.Tani u mbetet futbollistëve të tregojnë vlerat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb