Avokati i njohur Zaçe Islami ka qenë dje në mjediset e “Prestige Resort” pas aksionit të IKMT që vijon ende që prej 2 shtatorit.

Avokati Islami tha se kjo është një goditje e rëndë e fjalës së lirë. Sipas tij, Rama nuk e duron dot fjalën e lirë dhe po godet median sepse foli të vërtetën, atë që duhet t’iu thotë qytetarëve.

“Nëse do nisej nga zbatimi i ligjit, i mbrojtjes së territorit, përballë meje kam resortin e Lefter Kokës, pas meje të Kastratit. Erdhi e prishi këtë, pse e prishi? Sepse kjo media ka folur dhe po flet atë të vërtetë që duhet t’iu thotë qytetarëve. Nëse ka sjellë fadromat për detyrimet e prapambetura, zotëri detyrime të prapambetura ka gjithë Shqipëria. I lë një afat dhe i shlyen. Ky është një inat paranojak, primitiv, e ka bërë dhe policinë. Policia fatkeqësisht nuk është më e shtetit, është bërë me pronar. Ke goditur mediat në disa raste. Tentove të bëje ligjin për shpifje, të sillje në fuqi nenin 55 të kodit penal të diktaturës, prej nga e cila ti vjen. Ti nuk e duron dot fjalën e lirë o zotëri, je paranojak, je i sëmurë mendor. Ose zbato ligjin, ose thuaj këtu bëhet siç i do qejfi Edi Ramës. E ke të shkurtër kohën e qëndrimit. Thonë nga ne, se kur qenit i afron ngordhja, shkon në derë të xhamisë. Nuk mund të godasësh fjalën e lirë”, deklaroi Islami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb