Ndeshjet e fundit, Kombëtares shqiptare i është dashur të bëjë gjithmonë pa repartin e plotë të mbrojtjes në dispozicion. Ndryshe nuk do të jetë as këtë herë. Një nga lojtarët më me peshë, Mërgim Mavraj, është dëmtuar 21 ditë para ndeshjes së madhe kundër Italisë.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Hamburg në konferencën për shtyp ditën e sotme. Markus Gisdol është shprehur se Mavraj ka pësuar një dëmtim që pritet ta lërë jashtë fushave për kater javë.

30-vjeçari ka pësuar një tërheqje në ligamentet e gjurit të majtë gjatë ndërhyrjes që shkaktoi penalltinë e parë në humbjen 2-1 në shtëpi ndaj Borusia Mynshengladbahut në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë të martën.

Edhe pse nuk ka nevojë për operacion, Mavrajt do t’i duhet një muaj për ta shkelur sërish fushën, çka do të thotë se sipas të gjitha gjasave, nuk mund të jetë i gatshëm për Shqipërinë.

Ky është një telash më tepër për De Biazin, i cili do të duhet të gjejë një zgjidhje për mbrojtjen. Pikërisht prapavija pritet të jetë reparti më problematik në duelin ndaj “Axurrëve”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb