Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një intervistë për “Panorama TV” tha se ajo që po ndodh me mediat, siç është rasti i sulmeve ndaj News24 apo Panorama është një goditje ndaj fjalës së lirë.

Sipas Këlliçit, nëse një media nuk ruan linjën editoriale që kërkon Edi Rama, atëherë ajo konfiskohet, apo hidhet me tritol pa asnjë vendim gjykatë.

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë u shpreh se “kjo qe po ndodh ne media është alarm dhe i gjithë shteti sot duhet të jetë në këmbë”.

“Dua ta nis me shprehjen e ngushëllimeve për Pal Kolën, ku është sulmuar një media e madhe kombëtare, fill pas sulmeve që vijnë ndaj mediave tuaja, që tregon mendësinë e kryeministrit.

Kjo është në vazhdën e sjelljes së tij ndaj medias së lirë dhe kapjes së mediave, tashmë prej 10 vitesh. E nisi duke etiketuar mediat si llum dhe kazan dhe tani e ka kaluar në një nivel të sofistikmit të krimit, ku media që nuk ruan linjën editoriale konfiskohet, i hidhet në erë biznesi siç ka ndodhur me rastin e News24 dhe medias tuaj. Ajo që ka ndodhur sot është në nivel më lart, sepse është sulmuar me armë një media kombëtare, është alarm. I gjithë shteti sot duhet të jetë në këmbë.
Jo rastësisht, çdo vit që kalon Shqipëria ka bërë hapa pas në çdo raport dhe situata është përkeqësuar. Janë tentativa për të kapur median dhe lirinë e fjalës.
Po e them edhe njëherë është lajm i trishtë që mediat që nuk ruajnë linjën editoriale që kërkon kryeministri, goditen me tritol, hidhen në erë pa vendim gjykatë bizneset legjitime që shërbejnë si një mjet për të ushqyer në mënyrë të ligjshme mediat”, tha ndër të tjera Belind Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb