Britania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Kanadaja do të ndalojnë importet e reja të arit rus si pjesë e përpjekjeve për të shtrënguar sanksionet ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

Sipas Reuters, lajmin e ka konfirmua qeveria britanike mëngjesin e sotëm.

“Ndalimi do të hyjë në fuqi së shpejti dhe do të zbatohet për arin e sapo nxjerrë ose të rafinuar. Masa nuk do të ndikojë në arin e eksportuar më parë me origjinë ruse”, thuhet në deklaratën e qeverisë që u bë publike përpara nisjes së një takimi të udhëheqësve të G7 në Gjermani.

Eksportet e arit rus kapën vlerën 12.6 miliardë paund (15.45 miliardë dollarë) vitin e kaluar dhe rusët e pasur kohët e fundit kanë blerë shufra argjendi për të reduktuar ndikimin financiar të sanksioneve perëndimore.

“Masat që kemi shpallur sot do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin në zemër të makinës luftarake të Putinit. Ne duhet t’i japim uri regjimit të Putinit nga financimi i tij. Britania e Madhe dhe aleatët tanë po bëjnë pikërisht këtë”, tha kryeministri Boris Johnson në një deklaratë për mediat.

Iniciativa e fundit pason pezullimin e marsit të Shoqatës së Tregut të Shufrave në Londër (LBMA) të akreditimit për gjashtë prodhuesit rusë të metaleve të çmuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb